Oferta
EXDC ofron hapësira të përshtatshme për banim (banesa dhe shtëpi individuale) dhe për afarizëm. Çdo ndërtim ofron bodrum, garazhë dhe vend-parkim sipas dëshirës. EXDC ka dy komplekse të përfunduara: Exclusive-1 dhe Exlusive-2. Kurse është në ndërtim e sipër të Kompleksit ekskluziv banesor Exclusive-3, ku do të ndërtohen shtatë objekte afariste-banesore.
Ky kompleks mbështetet në kërkesat në rritje nga klientët për ndërtesa të ulëta dhe hapësira banimi në një ambient të qetë, prandaj të gjitha lamellat do të jenë vetëm gjashtë kate të larta dhe me një dizajn më të veçantë.
Ndërtimet tona karakterizohen me tullën e kuqe e cila përveq që i jep objektit një pamje të bukur dhe një ngjyrë të përjetshme, shërben edhe si termoizolator i nivelit të lartë. Për të siguruar një kualitet të lartë, ne me kujdes kemi përzgjedhur kompanitë furnitore, duke selektuar vetëm brendet e njohura botërore të dëshmuara në fushën e ndërtimtarisë.
Kompleksi posedon leje ndërtimi dhe pas përfundimit të çdo faze dhe pranimit teknik, banorët marrin fletat poseduese.
Banesat
Ekzistojnë dimensione dhe modele të ndryshme të banesave, prej 63 m², 72 m², 82 m², 89 m², 92 m², 125 m² dhe 127 m². Banesat ofrohen në sistemin Çelësat në dorë dhe janë të pajisura me elemente të banjos, dyer të drurit, parket, etj.
Siperfaqet
Lokalet Afariste: Dimensionet e lokaleve afariste janë prej 30 deri 300 m². Bodrumi: Madhësitë e bodrumeve janë prej 3 – 5 m².Garazhat: janë nëntokësore dhe kanë një madhësi prej 15-20 m².
Mirëmbajtja
Për objektet e veta EXDC ofron edhe mirëmbajtjen dhe ndriçimin e hapësirave të përbashkëta, si dhe operimin e ashensorit për një tarifë të caktuar mujore. Mirëmbajtja është obligative dhe çdo pronar është i obliguar të marr pjesë. Ky organizim siguron që hapësirat e përbashkëta të jenë çdo herë funksionale dhe në nivelin e duhur të pastërtisë.
Lokacioni
Kompleksi ekskluziv EXDC-3 gjendet në pjesën më të bukur të kryeqytetit, nga ku shihet Prishtina me pamje të bukur panoramike.
Financimi
Financim përmes Raiffeisen Leasing që ofron lizingun për patundshmëri si dhe me të gjitha bankat komerciale në Kosovë që ofrojnë kredi hipotekare, kurse për të gjitha llojet e kredive EXDC ju ndihmon për të gjitha dokumentet e nevojshme që ju ti realizoni ëndrrat e juaja.
Misioni
Misioni i EXDC-së është që t’ju ofrojë qytetarëve të Kosovës ambient të ngrohtë për jetë të rehatshme familjare dhe hapësira të përshtatshme për afarizëm të suksesshëm, të një standardi ndërkombëtar dhe me çmime të arsyeshme.
