Tiparet
Përkushtimi i EXDC-së është të ndërtoj hapësira për banim dhe afarizëm të cilësisë sa më të lartë.
EXDC e bën këtë duke qenë vigjilent rreth përdorimit të materialit ndërtimor të standardit ndërkombëtar për siguri dhe kualitet dhe përdorimit të materialit për punime të brendshme që janë moderne dhe në trend me kohën. EXDC punon me furnitorët më të njohur vendor dhe të huaj për të siguruar që produktet e saj të jenë çdoherë një hap më përpara dhe për të përmbushur kështu premtimin e saj nën moton
“Për një jetë më të mirë”
Kompleksi Banesor
Kompleksi ekskluziv banesor EXDC-3 përbëhet prej shtatë lamellave gjashtëkatëshe, në një sipërfaqe prej 14,ooo m2, ku vetëm 30% e sipërfaqes shfrytëzohet për ndërtim, kurse 70% mbetet hapësirë e lirë. Lamellat përmbajnë mbi 2,ooo m2 hapësirë afariste. Kompleksi posedon edhe kënd lojrash për fëmijë, vendparkingjet e jashtme dhe garazhat nëntokësore, dhe ka vëzhgim 24 orë me sistemin e kamerave.
Fasada
EXDC përdor tullën e kuqe për fasadë. Kjo fasadë e punuar nga tullat ka izolim termik, akustik dhe është e përjetshme.
Dritaret
Plastike, PVC Gjermane.
Dyert
Dyert kryesore të banesave “DIERRE” Italiane, Dyert e brendshme janë të rrafshta Bungu.
Parketi
Parket nga bambuja i kualitetit të lartë.
Qeramika
Qeramikë Gjermane.
Uji
I tërë instalimi i ujit dhe ngrohjes është i kompanisë “TECE”, Gjermane. Kompleksi posedon 24-orë furnizim me ujë, përmes sistemit të rënies së lirë.
Ngrohja
Ngrohja Qendrore e siguruar nga ngrohtorja e qytetit - TERMOKOS.
Ashensori
Është “SCHINDLER” zviceran - njëri nga brendet më të forta në botë në tekologjinë e ashensorëve. Ashensori është me bateri dhe ka qasje deri në garazhë.
Telefon/TV/Internet
Çdo dhomë e banesës ka kyçje interneti, satelitor dhe kabllor.
Interfon
Banesat janë të pajisura me interfon.
