TIPARËT

 

Përkushtimi i EXDC-së është të ndërtoj hapësira për banim dhe afarizëm të cilësisë sa më të lartë.
EXDC e bën këtë duke qenë vigjilent rreth përdorimit të materialit ndërtimor të standardit ndërkombëtar për siguri dhe kualitet dhe përdorimit të materialit për punime të brendshme që janë moderne dhe në trend me kohën. EXDC punon me furnitorët më të njohur vendor dhe të huaj për të siguruar që produktet e saj të jenë çdoherë një hap më përpara dhe për të përmbushur kështu premtimin e saj nën moton
“Për një jetë më të mirë”
Komplekset banesore përbëhen prej disa blloqeve, dizajn arkitektonik, hapësira të jashtme gjelbëruese me vende për lojëra të fëmijëve dhe pushimore, lokale afariste dhe hapësira për zyre, vendparkime nëntokësore, garazhe si dhe vendparkime të jashtme.
EXDC përdor tullën e kuqe për fasadë. Kjo fasadë e punuar nga tullat ka izolim termik, akustik dhe është e përjetshme.
Plastik, PVC Gjermane.
Dyert kryesore të banesave “DIERRE” Italiane, Dyert e brendshme Sllovene të Rrafshta Bungu.
Parket Masiv.
Qeramikë Italiane, Spanjolle, Kroate.
I tërë instalimi i ujit dhe ngrohjes është i kompanisë “REHAU”, Gjermane.
Ngrohja Qendrore e siguruar nga ngrohtorja e qytetit - TERMOKOS.
Është “SCHINDLER” zviceran - njëri nga brendet më të forta në botë në tekologjinë e ashensorëve. Ashensori është me bateri dhe ka qasje deri në garazhe.
Çdo dhomë e banesës ka internet dhe kabllor.
Banesat janë të pajisura me interfon.